Arsenal fiton në limite përballë Manchester United

Arsenali ka arritur të mposhtë me rezultatin 3-1 Manchester United në ndeshjen e madhe të javës së katërt të Premier League. Vendosën golat e Rice dhe Gabriel Jesus atëherë kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, në limitet e sfidës, kur po luhej shtesa. Një pyetje-përgjigje në mesin e pjesës së parë, me miqtë që kaluan në avantazh në minutën e 27-të (gol nga Rashford pas asistimit të Eriksen) dhe vendasit barazuan një minutë më vonë me Odegaard.
Në pjesën e dytë, pas një serie rastesh nga të dyja palët, goli i Garnacho në minutën e 88-të u anullua për shkak të një pozicioni jashtë loje të zbuluar nga VAR. Ndeshja u vendos në kohën shtesë: në minutën e 96-të shënoi Rice duke bërë që Emirates të shpërthejë. Në minutën e 11-të të kohës shtesë, Gabriel Jesus (në një asistim nga Vieira) realizoi të tretin.