Liverpool, tre gola Aston Villas-s. Fiton edhe Crystal Palace

Java e katërt e Premier League 2023/24 i buzëqesh Liverpool-it, që ngjitet në 10 pikë në renditje falë fitores 3-0 ndaj Aston Villas. Formacioni i Klopp e nisi në mënyrën e duhur sfidën dhe pas pak më shumë se 120 sekondash kaloi në epërsi falë të majtës së Dominik Szoboszlai. Në minutën e 22-të vjen dyfishimi: Nuñez goditi shtyllën nga disa hapa dhe pas rikthimit Cash shënoi autogol. Qendërsulmuesi provoi sërish në minutën e 39-të, por gjuajtja e tij goditi traversën.
Salah dëshiron të hyjë në listën e golashënuesve dhe në minutën e 55-të ia del mbanë, 3-0. Me kalimin e minutave loja gradualisht zbehet deri në bilbilin e fundit, që dekreton fitoren e tretë në katër ndeshje në Premier League 2023/2024 për Liverpoolin e ri, i cili ngjitet në 10 pikë.
Crystal Palace-Wolves përfundon 3-2: vendosën golat e Édouard(dopietë) dhe Eze. Për Ëolfes shënuan Hëang dhe Cunha.