Humb jetën minatori në Bulqizë, dyshohet se ra nga ashensori i minierës
Bulqizë- Një punëtor në minierën e Bulqizës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të ketë qenë aksidentale.
Mësohet se viktima është Bujar Suroqi, 50-vjeç, i cili sipas policisë ka rënë nga ashensori i minierës.
Aktualisht nuk ka shumë detaje, por policia është duke hetuar për të zbuluar më shumë të dhëna lidhur me shkaqet e ngjarjes.
Kjo nuk është e vetmja humbje jete në minierën e Bulqizës, pasi me dhjetra persona janë zënë poshtë nga shembejt e dherave dhe kjo për shkak të kushteve jo të mira të sigurisë.