Protestë në Frakull, Administrata: Kanë bllokuar thesarin

Administrata e komunës Frakull në rrethin e Fierit ka dalë në një protestë, pas vendimit të marrë nga Ministria e Ekonomisë, duke i bllokuar të ardhurat e thesarit.
Shkak për këtë vendim është bërë mosshlyerja e detyrimeve për taksen e ujit të pijshëm, që kjo komunë nuk e ka paguar. Kryetari i komunës, Viktor Çervenaku, shprehet se nuk mund të paguajnë taksën pasi nuk kanë të ardhurat e mjaftueshme për të paguar taksën e ujit, që furnizon një pjesë të madhe të banorëve të Fierit.
Kryetari i komunës kërkon më shumë mbështetje nga ana e Ministrisë së Ekonomisë për të përballuar këtë situatë, që sipas tij nuk mund ta zgjidhe i vetëm dhe pa të ardhura financiare.