E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan- Merrte para për provimet, arrestohet pedagogu i Matematikës

Elbasan- Policia e Elbasanit ka arrestuar një pedagog të Universitetit Aleksandër Xhuvani, pasi ka marrë para për të vënë nota kaluese në provime.

Në sajë të operacionit të koduar Zarfi është arrestuar pedagou i degës së Matematikës, Pëllumb Kollgjeri, 61 vjeç. Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë në flagrancë teksa ishte duke marrë para për ti vënë notë kaluese një studenti.

Mësohet se shumë që kërkonte pedagogu ishte 100 mijë lekë deri në 100 euro. Ndërkohë si provë materiale janë sekuestruar një sasi prej 70 mijë lekësh të ndara në zarfe me nga 10 mijë lekë dhe një zarf me 100 euro.

Hetimet për 61 vjeçarin kishin disa kohë që kishin nisur, por nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tij për shkak të mungesës së provave. Mbi të rëndon akuza për veprën penale të Korrupsioni Pasiv të personave që kryejnë funksione publike. Ndërkohë janë duke vijuar hetimtet edhe për disa pedagogë të tjerë që dyshohet se marrin para në këmbim të notave kaluese.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›