Proteste ne Greqi, bllokohet hyrja e burses se Athines
ATHINE- Një grup prej 150 unionistësh bllokuan sot hyrjen e bursës së Athinës, por, zyrtarët e bursës deklaruan se presin që tregtia dhe operimet ekonomike të vazhdojnë me ritmet normale.
"Kemi kapacitet mbështetës, një mekanizëm alternativ që mundëson tregtinë elektronike të vazhdojë normalisht", deklaroi zëvendësdrejtori i bursës së Athinës, Sokrates Lazaridis për agjencinë e lajmeve Reuters.
"Rreth 101 terminale kanë hyrë në sistemin elektronik të tregtisë", shtoi ai. Operimet nisin nga ora 08.30- 15.30 dhe sipas organizatorwve ndërtesa e bursës nuk do tw hapet sot
Protesta është ndërmarrë nga grupi i punëtorëve komunistë ''PAME'', të cilët kanë bllokuar 2 hyrjet e ndërtesës ku ndodhet Bursa e Greqisë. Ndërkohë nesër, të mërkurën është parashikuar dhe një tjetër grevë nga sindikatat e sektorit publik dhe privat.
Greqia po përballet muajt e fundit nga një varg protestash kundër masave të qeverisë e cila po lufton për të prerë deficitin e madh buxhetor në të cilën ndodhet.
Megjithatë sondazhet tregojnë se qeveria ka mbështetje të konsiderueshme. Nga një sondazh i publikuar të dielën në gazetën greke Etnos, 57.6 % konsideronin se masat shtrënguese të qeverisë po qojnë Greqinë në në drejtimin e duhur, ndërsa 75.8 % mendonin se nuk duhet të ketë më grevë deri në momentin kur kriza të përfundojë.
PASOK akuzon qeverinë e kaluar të Karamanlis për krizën ekonomike dhe ka dorëzuar në Parlament kërkesën për ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor
(s.g/balkanWeb)