E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proteste ne Shkupkunder djegies seflamurit shqiptar

SHKUP- Qindra qytetare shqiptare kane protestuar para Ambasades Serbe ne Shkup kunder djegies se flamurit shqiptar nga huliganet serbe gjate ndeshjes Itali- Serbi.
Protesta u organizua nga Levizja Qytetare lsquoZgjohu e cila improvizoi nje loje futbolli para ambasades serbe te ciles i dhuroi dy flamuj te BE-se dhe NATO-s.

Me kete gjest Zgjohu kerkoi te nenkuptohej se me djegien e flamurit shqiptar serbet kane djegur edhe gjasat per integrimin e tyre ne keto dy institucione te fuqishme nderkombetare sic jane Aleanca e Atlantikut te Veriut dhe Bashkimi Europian.

Protestuesit kerkuan nga Serbia qe ti kerkoj falje gjithe shqiptareve per djegien e flamurit.
Kemi ardhur ketu para perfaqesise se shtetit serb ne Maqedoni per te theksuar se shqiptaret nuk tolerojne perdhosje te flamurit te tij kombetar dhe te tregojme se 7 milione shqiptaret ne rajon jemi nje sepse me te vertet jemi nje dhe i ndajme vlerat e njejta. deklaroi Ismail Krifca nga Levizja Qytetare Zgjohu.

Protesta perfundoi e qete dhe pa incidente.

e.n/rel/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›