E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama Ti jepet fund perfitimit nga taksat per kompanite qe transferojne vendet e punes jashte

Presidenti i Shteteve te Bashkura Barak Obama po i ben perseri thirrje Kongresit ti jape fund perfirimit nga taksat qe u jep mundesi kompanive te krijojne vende pune ne vende te tjera. Korrespondenti i Zerit te Ameries Kent Klain na informon nga Shtepia e Bardhe se ne fjalimin e tij ne radio dje presidenti u perqendrua tek ekonomia ceshtja kryesore ne zgjedhjet e ardheshme.

Nderkohe qe papunesia ne Shtetet e Bashkuara ka kapur 9.5 perqind dhe kur demokratet pritet te kene humbje te medha ne zgjedhjet e kongresit ne nentor Presidenti Obama po ben fushate per ligje te reja taksash per te cilat ai thote se do te ndihmojne ne mbajtjen e vendeve te punes brenda vendit.

Tani nje nga faktoret kryesore ne hapjen e vendeve te punes eshte te inkurajohen kompanite te investojne me shume ne Shtetet e Bashkuara. Por per vite me radhe kodi yne i taksave ka lejuar shkurtime prej miliarda dollaresh ne taksat qe te inkurajojne kompaniste te hapin vende pune dhe te sjellin fitime per vende te tjera.

Zoti Obama tha se shkurtimi i taksave duhet ti ndihmoje kompanite qe hapin vende pune ne Shtetet e Bashkuara dhe ti mbajne vendet ekzistuese te punes brenda vendit. Presidenti kerkon qe te shkurtoje taksat per te gjitha bizneset qe te mbulojne koston e pajisjeve te reja qe do te blejne gjate vitit te arshem. Ai tha gjithashtu se synon te beje te perhershem kredine e taksave per kerkimet dhe eksperimentimet. Zoti Obama tha se keto ndryshime do te nxisin punesimin dhe do te ndihmojne Shtetet e Bashkuara te konkurojne me mire ne tregun boteror vecanerisht ne industrite ne rritje si energjia e paster.

Keshtu ne do te sigurojme qe novacionet dhe zbulimet amerikane te udheheqin ne shekullin e ardhshem. Keshtu ne do te punesojme qytetaret tane dhe do te udheheqim ekonomine borerore. Pikerihst per kete une do te luftoj ne muajt e ardhshem.

Ne pergjigjen e Partise Republikane anetari i Dhomes se Perfaqesuesve Mike Pensi nga Indiana tha se ligjvenesit duhet te vazhdojne politiken e shkurtimit te taksave te ish presidentit Xhorxh Bush per qytetaret private politike qe demokratet e kundershtojne. Zoti Pensi i beri thirrje Kryetares se Dhomes se Perfaqesuesve ta mbledhi perseri Kongresin per te votuar menjehere per kete ceshtje.

Begatia e popullit amerikan eshte me rendesishme se sa fati politik i cdo politikani apo partie politike.

Udheheqesit demokrate ne Kongres thone se do ta trajtojne ceshtjen e taksave pas zgjedhejve te 2 nentorit. Sondazhet e opinionit tregojne se republikanet kane shanset te shenojne fitore te medha ne shume gara per kongresin ndersa Presidenti Obama po ben intensivisht fushate per te minimizuar humbjet e pritshme te dekokrateve. Javen e ardheshme ai do te beje fushate per kandidatet demokrate ne Mesacusets Ohajo Uashington Kaliforni dhe Minesota.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›