E Diel, 1 Nëntor 2026

20 personat VIP që kurohen me metadon, fëmijë politikanësh, artistësh e biznesmenësh

Flet Genci Muçollari, drejtori i qendrës së trajtimit të narkomanëve Aksion Plus

Rastet e personave të identifikuar si narkomanë që trokasin ditë për ditë në dyert e vjetra të qendrës Aksion Plus janë të panumërta. Kryesisht adoleshentë në pamje të parë të rrënuar plotësisht, te zbehtë me pjesën e poshtme të syve të nxirë prej dozave të njëpasnjëshme e shpirtin bosh. Ata, nëse përpiqesh ti numërosh, nuk mundesh dot pasi ecejaket e tyre të ngatërrojnë mendimet.

Dhembja që duket në portretet e tyre të mavijosura e thirrjet për ndihmë të tyre të shpërqendrojnë krejt. Në dritaren e vogël, aty tek marrin metadonin shpesh here ndodhin edhe ngjarje te pakëndshme, dikush me forcë mund ti marrë shokut gotën e vogël plastike me 20 miligram metadon, se nuk mund të durojë dot më atë forcë të panjohur e vrastare që e josh për të marrë heroinën. Në rastin e metadonit e kanë gjetur shpëtimin. Madje shpesh herë luten, e luten për orë të tëra për të marrë edhe një dozë tjetër. Por në qendrën Aksion Plus çdo gjë tjetër mund të jepet pa racion përveç metadonit. Medikamenti shpëtimtar është në siguri të plotë e jepet vetëm për personat e regjistruar në qendër të cilët përpara se ta marrin metadonin i nënshtrohen një sërë analizash e testesh nga punonjësit e Qendrës. Ndër pacientët që ekzaminohen në qendër 20 prej tyre janë fëmijë, artistësh deputetësh, apo biznesmenësh të cilët në këtë qendër duken se kanë gjetur më në fund shpëtim. Gjatë një interviste për gazetën SOT Drejtori i Qendrës Aksion Plus Genci Muçollari shpjegon gjithçka lidhur me atë botë të vogël, të rrezikshme, të dhimbshme por edhe sakrifikuese që gjendet brenda mureve të qendrës së trajtimit të personave narkomanë. Muçollari për herë të parë rrëfen edhe impulset personale lidhur me rastet tejet të vështira të dhjetëra vajzave e djemve që pas një rruge të gjatë duken sikur ja kanë dalë mbanë me drogën. 

- Kur është krijuar Aksion Plus si qendër, çfarë impakti ju ka dhënë përballja e parë me një person të (droguar)narkoman?
Projekti filloi në gusht 2005 me pesë pacientët e parë, me një nivel të madh preokupacioni nga gjithë stafi i Aksion Plus që fillimisht kanë qenë pa përjashtim vullnetarë pa u paguar për një periudhë të gjatë. Në një hark kohor prej 25 ditësh u tejkalua numri limit prej 100 pacientësh me një dozë mesatare 60-80 mg në ditë. Në këto përpjekje një ndihmë të madhe paraprake dhe një mbështetje të pakursyer, Aksion Plus ka gjetur në veçanti tek Bob Neëman dhe Holly Catania (USA), Andrej Kastelic (Slloveni) dhe Silva Bino (ISHP), të cilët kanë ndërmjetësuar për të bërë të mundur nisjen e këtij projekti. Me gjithë fluksin e madh, fillimisht stafit i është dashur të përballet me një punë voluminoze për shumë arsye. Së pari, megjithëse projekti i TMM ishte vazhdimësi e atij të Harm Reduction (zvogëlim i dëmit) zbatuar nga A. Plus që nga vitit 2000 pra kishte një përvojë të pasur me përdoruesit e drogave, por terapia me metadon kishte disa veçori të reja. Së dyti, që në hapat e para pati një fluks të madh kërkesash dhe presionesh për të marrë metadonin në shtëpi (Take Home), megjithëse ne kishim disa kritere të mbështetura në protokoll për këtë fenomen. Hyrja në terapi dhe vendosja e dozës individuale është bërë në konsultim të ngushtë me konsulentët e huaj te Aksion Plus-it, dhe sidomos me B. Neëman (SHBA) dhe A Kastelic (Slloveni). Në lidhje me këtë dua të tregoj diçka lidhur me pacientin e dytë që ka trokitur në qendër, një djalë 15 vjeçar i cili nuk mund të lëvizte pasi i kishte aksidentuar të dyja këmbët gjatë një aksidenti ku kishte qenë në efektin e drogës. Mu desh që personalisht tja çoja ditë për ditë metadonin në shtëpi, ishte më shumë sesa një dhimbje një ndjenjë e papërshkruar keqardhjeje.

-Kush e financon këtë qendër, cilat janë pikat baze të ndihmës qe jep Aksion Plus ne rastet e renda te personave (intravenoze) personave qe marrin heroine me shiringë?
Qendra e terapisë mbajtëse me metadon, është financuar ne dy vitet e para (2005-2007) nga Fondacioni Soros (OSFA dhe IHRD), me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik. Tanimë projekti financohet nga GFATM (Fondi Global Kundër HIV/AIDS dhe Tuberkulozit). Duke u mbështetur në rezultatet periodike, rastet e para në veçanti, vlerësimet e supervizorëve te huaj si dhe të grupit monitorizues, raportimet e familjeve dhe familjareve te ndryshëm: arritëm në konkluzionin se qendra e TMM-se e ka justifikuar besimin që donatorët dhe ekspertët e huaj patën tek projekti. Deri tani puna e Aksion Plusit ka qenë e përqendruar në dy fusha kryesore: në parandalimin që bëhet kryesisht nëpërmjet Qendrës Rinore Sociale dhe në trajtimin e përdoruesve të drogës, nëpërmjet Qendrës për Zvogëlimin e Dëmit. Shoqata ka shtrirë degët e veta në Durrës, Shkodër, Vlorë, Krujë, Berat dhe Korçë. Degët në rrethe janë përqendruar kryesisht në edukimin për bashkëmoshatarë dhe aktivitetet parandaluese të SIDA-s dhe përdorimit të drogës. Degët zhvillojnë herë pas here edhe kurse trainimi, mbrëmje, koncerte, gara të ndryshme, ngjarje rinore dhe shërbime sociale.

- Çfarë kategorish janë pacientët e qendrës, a trajtoni edhe persona që vijnë nga familje intelektualësh, a ka një trajtim të veçantë për ta, a ka fëmijë deputetësh, artistësh, apo politikanësh  ?
Kategoritë janë nga më të ndryshmet duke përfshirë edhe fëmijët e personave të ashtuquajtur VIP-a që prej artistëve më në zë momentalisht e deri tek disa fëmijë deputetësh e politikanësh. Ky numër në qendrën tonë shkon rreth 20 persona që janë nën terapinë e metadonit por edhe disa të tjerë që sapo kanë mbërritur e trajtohen fillimisht me këshillime nga psikologët përkatës. Dua të veçoj faktin që kjo kategori për në është me e zgjedhura jo për arsyen se janë nga familje politikanësh apo vipash por sepse janë më të kuptueshëm, më të arsimuar e socialë se të tjerët e nuk kanë munguar rastet kur sapo janë përmirësuar e kanë refuzuar heroinën e drogat e tjera kanë dhënë një ndihmë të madhe edhe për pacientët e tjerë. Dua të theksoj gjithashtu se numri i personave VIP
që trokasin në qendrën tonë për tu trajtuar është në rritje përsa i përket statistikave që ne kemi dhe sinjalizimeve.

- Çfarë është metadoni si dhe kur mund ta marre një person i cili trajtohet me të, a ka efekt anësor ky medikament?
Metadoni është një substancë e cila ka efekte të mëdha përsa i përket kundraveprimit ndaj heroinës. Nga pikëpamja mjekësore është në vetvete një lloj droge por e padëmshme. Me të mund të jesh vartës ashtu si edhe me drogat por nuk të vret. Trajtimin me metadon e kemi nisur duke u bazuar me thënien  filloje me pak dhe syno për më lart por kjo nuk ishte e re për ne. Vetëm se ne hasnim në problemin e vështirësisë së bindjes së atyre që abuzonin me heroinë dhe metadon, se me sasi të vogël nuk mund të pretendonin rezultate pozitive. Metadoni ashtu si është efektiv mund të jetë edhe i rrezikshëm sepse merret me një dozë të caktuar dhe nëse pasi e merr personi nuk duhet të përdorë absolutisht asnjë substancë tjetër qoftë edhe alkoolike apo ndonjë qetësues. Duke parë edhe efektin që kishte metadoni pasi fillimisht ka qenë shumë i kërkuar pas disa mbledhjesh me prindërit e cila u zhvillua në tre pjesë, në formë bisede dhe debate, përfundimisht stafi vendosi që doza tavan për çdo pacient të jetë 60-80 mg. Gjatë terapisë filluan te shfaqen fenomenet problematike të rretheve të tjera të Shqipërisë, të cilat kishin nevojë për trajtim, dhe nuk mund ta përfitonin për pamundësi të ndryshme. Fenomeni i imitimit te simptomave me origjinë psiko- somatike përsa i përket metadonit edhe kjo mund të ndodhë sidomos në përdoruesit abuzivë të metadonit tek të cilët vihet re një formacion reagimesh negative përkundrejt TMM, dhe në rastin konkret një nga negativitetet që të hap telashe në punë është përhapja e miteve negative prej tyre (sidomos ne pacientët e rinj) të cilët në shumë raste kontestojnë se metadoni është me i keq se heroina, ka rrezik te ngelesh përjetë në metadon, me

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›