Protestë për drejtësi

Katër ish-pjesëtarë të UÇK-së janë dënuar me 100 vjet burg për vrasjen e Hamzë Hajrës dhe katër anëtarëve të familjes së tij në gusht 2001. Por ekziston bindja se të dënuarit për këtë rast, Burim dhe Arsim Ramadani e Arben dhe Blerim Kiçina, janë të pafajshëm. Për të kundërshtuar mbajtjen e tyre të mëtejme në burg, është formuar edhe një këshill organizativ, i cili për të martën, në orën 12, ka paralajmëruar një protestë. Protesta nën moton “Drejtësi dhe liri për luftëtarët e lirisë”, mbahet në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet. Protesta ka për qëllim t’u bëjë me dije EULEX-it dhe institucioneve vendore që gjykimi i këtyre personave të bëhet në mëyrë të paanshme.
Sipas kryetarit të Këshillit organizativ, Visar Zogaj, protesta do të jetë masive dhe pritet të marrin pjesë shumë qytetarë të Kosovës.
“Kërkesa jonë është për ndërprerjen e menjëhershme të mbajtjes në burg të këtyre pjesëtarëve”, thotë Zogaj për Express.
Përvec Këshillit organizativ, protesta mbështetet edhe nga studentë të Universitetit të Prishtinës, ndërkohë ajo përkrahet edhe Lëvizja Vetëvendosje, partia Lëvizja për Bashkim dhe Integrim si dhe organizata të tjera joqeveritare.
Pritet që në këtë protestë të dalë edhe Adem Demaçi.
Ndërsa, Vahide Braha, avokate e njërit prej të dënuarve, thotë se mbajtja e tyre prapa grilave është veprim i pabazë dhe në shpërputhje me ligjin. “Dënimi i tyre është në shpërputhje me të drejtat e ligjit, askund në botë nuk ka kështu”, thotë Braha për Express.
Faik Fazliu, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së sqaron se ata nuk janë kundër kësaj proteste, sepse është e drejtë e qytetarëve për të protestuar.
Në shtator të vitit të kaluar, Kolegji i Veçantë Penal, në përbërje të gjyqtarëve të EULEX-it dhe atyre vendorë, i dënoi më 100 vjet heqje lirie Burim dhe Arsim Ramadanin, Arben dhe Blerim Kiçinën, ndonëse 99 për qind të akuzave, sipas avokatit të rastit, Ibrahim Dobruna, ishin hedhur të pabaza nga kolegji. Pala mbrojtëse tash ka bërë kërkesë për “mbrojtjen e ligjshmërisë” në rastin e vendimeve të tri shkallëve të gjykimit - ky është instrumenti i fundit juridik para se rasti të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
Pala mbrojtëse, sidoqoftë ka bërë kërkesë të fuqishme dhe në bazë të provave e argumenteve, shpreson se EULEX-i do të bëjë gjykim të drejtë, të paanshëm dhe do të respektojë ligjet në fuqi.
Në korrik të vitit 2008, Gjykata Supreme liroi tre të akuzuarit e tjerë në rastin “Hajra”, duke përfshirë të akuzuarin kryesor, Skënder Halilaj, ndërsa i dënoi me 100 vjet heqje lirie Burim dhe Arsim Ramadanin, Arben dhe Blerim Kiçinën. Jeton Kiçina, ndërkaq është dënuar me 16 vjet burg nga Gjykata Supreme. Rasti i tij tash është te Kolegji i Veçantë Penal.