Gazetari i Express’it, në top-10 e Ballkanit

Gazetari nga gazeta “Express” Jeton Musliu dhe gazetarja e RTK-së Majlinda Aliu janë fituesit nga Kosova të Bursës Ballkanike për Gazetari të shkëlqyer të cilën për herë të katërtën herë e ndanë Rrjeti Hulumtues Ballkanik BIRN, Fondacionet Robert Bosh dhe Erste.
Tema e konkursit të sivjetëm të programit ” Bursa Ballkanike për gazetari të shkëlqyer ka qenë TABU .
Jeton Musliu do të hulumtojë krijimin e tabusë që ka të bëjë me dukurinë e martesave të dyta me gra gjermane e që falsifikojnë divorcet me bashkëshortet e para, temë kjo e cila nuk konsiderohet si TABU në Kosovë, ndërsa martesat me femra të shteteve të ish Jugosllavisë konsiderohen ende si TABU. Hulumtimi ka të bëjë gjithashtu me gjetjen e arsyeve përse martesat e përziera të popujve të ish Jugosllavisë, para 30 vjetësh nuk ishin Tabu dhe si mbijetojnë ato martesa në ditët e sotme.
Jeton Musliu njihet si njëri prej gazetarëve me aktiv në Kosovë dhe për shkrimet e tij për korrupsionin disa herë janë shpërblyer në Kosovë. Ai deri me tani është shpërblyer edhe nga UNDP dhe AGPK për këto tema. Ai është shpallur edhe gazetar i vitit 2009. Kjo bursë është rezultat i punës së tij.
Ndërsa Majlinda Aliu do të hulumtojë standardet e dyfishta ndërmjet meshkujve dhe femrave të veja për (mos)gatishmërinë e tyre për tu martuar sërish dhe martesat jasht vendit per kete arsye.
Aplikacionet kanë arritur nga gjithë rajoni, dhe prej gjithsej 150 aplikacione bursat i janë ndarë 10 gazetarëve në bazë të vlerësimit të anëtarëve të jurisë ndërkombëtare.
Secili prej tyre gjatë shtatë muajve të ardhshëm do të merrë pjesë në programin I cili përfshin dy seminare ndërkombëtare si dhe punën në projektin vetanak të reporterit I cili nënkupton hulumtimin në shtetet e ballkanit si dhe shtetet e BE-së.
Në fund të programit juria ndërkombëtare do të ndajë shpërblimet në vlera prej 4.000, 3.000 dhe 1.000 euro autorëve të tri artikujve më të mirë.
Bursistët e zgjedhur janë. Ervin Qafmolla nga Shqipëria, Mila Popova dhe Doroteya Nicolova nga Bullgaria, Robert Tomic nga Kroacia, Jeton Musliu dhe Majlinda Aliu nga Kosova, Ruzica Fotinovska nga Maqedonia, Mircea Opris dhe Georgiana Ilie nga Rumunia, dhe Ivan Angelovski nga Serbia.
Më shumë informaccione mund të gjeni në: http://fellowship.birn.eu.com.