E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policët e Fierit, muaj pa pagesat e orëve të natës

Kreu i Sindikatës iu bën thirrje të dërgojnë evidencat në Sindikatë që ato të kërkohen tek krerët e Policisë


TIRANE/ FIER- Kreu i sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadedin Fishta, tha dje se efektivët e Policisë së Shtetit që nuk kanë marrë pagesat e orëve të tyre suplementare duhet në mënyrë të shpejtë dhe të vazhdueshme të nisin evidencat në drejtim të Sindikatës me qëllim që ata të nisin procedurat për të kërkuar pagesat përkatse.


"Është e nevojshme që ne të vihemi në dijeni kur ka probleme të tilla, me qëllim që ne mënjëherë të vihemi në lëvizje për të kërkuar pagesat për punonjësit e Policisë,- tha Fishta. Ky reagim i tij erdhi dje, pas informacionit se punonjësit e Policisë së Qarkut të Fierit, prej disa muajsh nuk kanë marrë pagesat e orëve suplementare siç iu takojnë. Sipas tyre, ata kanë më tepër se tri muaj që nuk kanë nuk kanë marrë asnjë qindrarkë për orët suplementare, si shërbime jashtë orarit të punës, orët e natës dhe pagesën e vështirësisë në punë.


Në lidhje me këtë fakt, Fishta tha iu kërkoi punonjësve të Policisë së Fierit të nisin evidencat dhe menjëherë ai do t'i kërkonte kreut të Policisë shlyerjen e pagesave. Fakti bëhet i ditur nga vetë efektivët e policisë së këtij qarku të cilët pohojnë problemin e mospagesës së tyre. Këto janë orë ku dhjetëra policë qëndrojnë gjatë zhvillimit të ndeshjes jashtë orarit të punës.


Shumë policë lidhur me këto pagesa nuk kanë dëshirë t'u shkruhet emri në gazette, por kanë dëshirë shumë që për ta të flitet. Orët, sipas tyre, "harrohen" nga financat e komisariateve apo drejtoritë e Policisë së Qarkut. Në mënyrë të përsërtirur orët shtesë, ato jashtë orarit si dhe orët e natës, kanë pasur probleme në lidhje me pagesat e tyre.


Këta të fundit orët e natës dhe orët suplementare i paguajnë me vështirësi ose me vonesë paçka se këta policië kur punojnë jashtë orarit lënë një hall familjar ose një gëzim familjar. "Faji nuk është yni, - të thonë financierët e komisariateve të policisë Qarkut Fier.


- Ne i çojmë këto sipas ligjit, por vonohen nga financa e Ministrisë së Brendshme". Ndërkaq, kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, pohoi dje se një situatë e tillë përgjithësisht është përsëritur me policët e objekteve si dhe me efektivët e Qarkullimti Rrugor të cilët kanë pasur në mënyrë të përsëritur pagesa të prapambetura.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›