Të shtëna në Mirditë, ekzekutohet një person/ Në 2023 i vranë vëllanë për hakmarrje.

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Ndërfushaz të Mirditës ku ka mbetur i vrarë Viktor Bardhi. Në Munaz është gjendur edhe makina e djegur e autorëve.
Viktima është vëllai i Martin Bardhit, i vrarë në 2023 për motive hakmarrjeje.

Ekzekutimi i Martin Bardhit në 2023:
Martin Bardhi, 62-vjeç u ekzekutua me armë zjarri pranë spitalit të qytetit, ndërsa të plagosur mbetën edhe tre persona të tjerë.
Të plagosurit janë, Olti Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi, djali i xhaxhait të viktimës.
Martin Bardhi, një emër i njohur për policinë pasi në muajin mars të vitit 2023, ai së bashku me të birin, Enrik Bardhi kanë tentuar të vrasin nipin e Kastriot Reçit.