Protestoi në mbrojtje të klimës, Greta Thunberg gjobitet për mosbindje ndaj policisë

Greta Thunberg është shpallur fajtore dhe është dënuar për mosbindje të urdhrit policor për t’u larguar nga një protestë për klimën në qytetin e Malmos, muajin e kaluar.
Aktivistja suedeze për klimën u deklarua e pafajshme. “Jemi në një urgjencë që kërcënon jetën, shëndetin dhe pronën”, tha ajo para gjykatës, duke shtuar se “numër pafund i njerëzve”, janë në rrezik.
Ndërsa pasi vendimi për të u mor, ajo u tha gazetatëve se veprimet e saj kishin qëne të justifikueshme, pasi bota është në emergjencë nga ndryshimet klimatike dhe për këtë arsye veprimi i saj kishte qenë legjitim.
Thunberg ishte pjesë e një grupi protestuesish që patën bllokuar më 19 qershor një rrugë për kamionët e ngarkuar me naftë në Malmo.
Gazetar Artur Mata
/RTSH/