Protestojne fermeret e duhanit firma shkeli kontraten
21/10/2010Uli me 50 leke cmimin per kg. Te liberalizohet tregu te mos kete vec nje firme
BELSH- Dhjetera fermere kane protestuar nje dite me pare ne qytezen e Belshit. Protesta ka ardhur nga ndryshimi i cmimit te duhanit nga firma grumbulluese Mika Korca sh.a qe sipas tyre nuk ka respektuar kontraten e lidhur me pare. Sipas tyre kompania ka lidhur qysh ne startin e prodhimit nje kontrate ku percaktohet cmimi kualiteti dhe siperfaqja qe do te mbillet. Por kur fermeret kane zbatuar pikat e kontrates ne momentin e shitjes se duhanit jane perballur me nje ulje prej 50 lekesh te reja te cmimit ne kontrate. Kjo ka acaruar fermeret te cilet kane vendosur te nderpresin cdo marredhenie me firmen derisa te respektohet kontrata. Vete fermeret thone se nuk kane asnje interes ta shesin me cmimin e deklaruar nga firma. Ata kane harxhuar per ta sjelle prodhimin deri ne kete faze dhe fitimi i tyre eshte minimal. Ata gjithashtu kerkojne liberalizimin e tregut pasi vetem nje firme ne kete fushe nuk mund te garantoje nje treg te lire dhe konkurrues. Ata kane kerkuar qe te merren parasysh kerkesat e tyre ne te kundert do bllokojne prodhimin dhe sdo te lejojne asnje mjet te firmes te hyje ne territorin e Dumrese. Kryetari i bashkise Arif Tafani deklaroi ne mbeshtetje te banoreve se firma duhet ti permbahej kontrates sic e bejne edhe fermeret. Ai e cilesoi nje abuzim me besimin dhe me varferine e familjeve te Dumrese te cilat kane vetem kete te ardhur dhe punojne gjithe vitin per keto para. Nuk eshte llogaritur fare kriza ekonomike qe kalojme dhe fakti se fermeret kane paguar mjaft me cmimet e rritura per ta sjelle prodhimin deri ne fazen e shitjes. L. Lleshi