Protestojnë kundër EULEX-it

Organizatat e dala nga Lufta, sot nga ora 11:30 protestojnë kundër EULEX-it, si reagim ndaj akuzave për krime lufte dhe arrestimeve të disa ish-komandantëve të UÇK-së.Takimi i protestuesve do të bëhet në Parkingun e Pallatit të Rinise.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për Grupin e Drenicës, të cilët akuzohen për maltretime ndaj civilëve në burgun e Likocit gjatë qershorit të vitit 1998.
Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi; ish Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku; komandanti i brigadës 111 Jahir Demaku; Zeqir Demaku, Sahit Jashari, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi, janë të akuzuar për krime luftë ndaj civilëve.
Sot pritet që avokatët mbrojtës t’i drejtohen gjykatës, duke ushtruar ankesë në vendimin e saj për arrestin shtëpiak./Indekosnline/