E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestojnë për vjedhjen e zgjedhjeve, policia i spërkat me bojë rozë (FOTO)

Autoritetet e regjimit diktatorial në Uganda, Afrikë, kanë shpërndarë turmat e mbledhura për të protestuar kundër zgjedhjeve të manipuluara, duke përdorur makinat e ujit, vetëm se ujin e kishin ngjyrë rozë.

Të paktën nëntë njerëz të paarmatosur janë vrarë në Uganda pas protestave, tre prej tyre janë qëlluar në shpinë ndërsa largoheshin. Taktika e spërkatjes me bojë nuk është e panjohur në kontinentin afrikan. Ata e bëjnë një gjë të tillë për shkak se është e vështirë për këta njerëz që spërkaten me bojë që ti shpëtojnë policisë ndërsa largohen nga zona e demonstrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›