Kodheli: Berisha të qëndrojë larg qendrave të votimit
Përmes disa daljeve për mediat, zëdhënësja e fushatës, Mimi Kodheli, i ka bërë thirrje Kryeministrit Sali Berisha që të rrijë larg qendrave të votimit dhe të respektojë ligjin, ndërkohë që u ka kërkuar komisionerëve që të vijojnë punën deri në numërimin e votës së fundit. “Dua të falenderoj të gjithë komisionerët e PS-së, që po vazhdojnë punën përtej lodhjes dhe i mbështesim të vazhdojnë punën deri në numërimin e votës së fundit të shqiptarëve. Më lejoni që nëpërmjet kësaj dalje, ta paralajmëroj Sali Berishën, meqenëse nata po bie, të rrijë larg qendrave të votimit dhe të respektojë ligjin, Kodin Zgjedhor dhe transparencën që duhet të ketë procesi zgjedhor, i cili nuk ka qenë pa probleme”, - tha Kodheli.