E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestojnë, por jo natën (FOTOT)

Share

Pushtoni Uoll Stritin frymëzoi protesta të ngjashme në shumë vende të tjera. Kështu, në Angli, protesta Pushtoni Londrën, po zhvillohet mes debateve të shumta nëse ata që protestojnë janë të vendosur për të arritur vërtet atë që duan. Fakti që protesta ka arritur të mbyllë katedralen e Shën Palit, e cila nuk ishte mbyllur as gjatë Luftës së Dytë Botërore, mund të ketë irrituar shumë britanikë. Por pamjet e sjella nga Daily Mail tregojnë se protestuesit vetëm sa i kanë ngritur tendat, sepse natën në to rrinë shumë pak njerëz. Imazhet termale vërtetojnë atë që kishte thënë policia më parë, se një në nëntë tenda është e populluar natën. Tani peshkopi i Londrës ka të drejtë tu kërkojë protestuesve antikapitalistë që të largohen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›