Pas Thaçit edhe Tadici krahasohet me Clooneyn

Në pyetjen se nga cila çështje do të hiqte dorë më lehtë, nga Kosova apo BE, Tadic tha se asnjë nga këto dy objektiva "nuk mund të vihet në pyetje".
Në vërejtjen se këtë e bën kancelarja gjermane, Angela Merkel, ai tha se ky është një keqkuptim.
"Megjithatë, me shqiptarët ne nuk kemi të njëjtat pikëpamje për Kosovën. Por, kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të gjejmë zgjidhje. Kancelarja këtë kështu e shikon”, ka shtuar Tadic, sipas të cilit ai “angazhohet për pajtim, por kjo nuk do të thotë se heq dorë nga interesat legjitime të Serbisë në Kosovë”.
"Në të njëjtën kohë, e njoh legjitimitetin e interesave shqiptare. Në këtë kontekst mund të gjejmë një zgjidhje. Se kjo mund të arrihet, këtë e dëshmon politika jonë e pajtimit me Kroacinë dhe Bosnjen", ka thënë tadic, transmeton B92.
Presidenti përsëriti se për anëtarësimin në BE të Serbisë nuk ka alternativë dhe se “serbët janë evropianë edhe me kulturë, identitet e ekonomi”.
Duke ia kujtuar me shaka se e krahasojnë me aktorin amerikan George Clooney, Tadic tha se i pengon ky krahasim sepse “nuk do që ta shohin si aktor, meqë kjo është e rrezikshme në politikë”.
“Unë jam psikolog në politikë, i cili punon shumë në pajtim”. (Telegrafi)