Kamza drejt binjakezimit me qytetin e Jonkersit ne Nju Jork
Nje delegacion i Bashkise Kamez i kryesuar nga kryetari z. Xhelal Mziu zhvilloi nje takim ne Bashkine e Jonkersit ne Nju Jork. Kryebashkiaku Mziu dhe anetaret e delegacionit qe e shoqeronte u priten ne nje takim pune nga kryetari i Bashkise se Jonkersit Nju Jork zoti Philip Amicone. Pasi u uroi mireseardhjen miqve nga Shqiperia z. Amicione beri te ditur se ishte njohur me nga afer me Kamzen dhe arritjet e saj nepermjet faqes se internetit. Ju pergezoj per te gjitha kredencialet tuaja dhe sukseset qe keni arritur ne bashkine tuaj. Me pare se te zhvillonim kete takim me ju lexova ne faqen e internetit shume per ju dhe bashkine tuaj. Ju keni meritat tuaja nga sa pashe une ne materialet qe lexova por edhe nga ato cfare me treguan miqte e mi shqiptare per ju dhe per punen tuaj ne Bashkine e Kamzes te cilen ju e gjetet nje qytet me afro 10 mije banore por qe sot aty jetojne te lumtur me shume se 100 mije banore - u shpreh nder te tjera kreu i Bashkise se Jonkersit Nju Jork. Me tej ai tha se kishte mesuar shume per shqiptaret Shqiperine dhe Kosoven nga shefja e kabinetit te tij znj. Lisa Mrijaj qe eshte nje familjare shume e perkushtuar dhe grua shume e dedikuar shqiptaro-amerikane e denje. Nga ana e tij kryetari i Bashkise Kamez z. Xhelal Mziu pasi falenderoi kryebashkiakun e qytetit te Jonkersit Nju Jork zotin Philip Amicone per mikpritjen dhe gatishmerine e treguar per shtrirjen e bashkepunimit mes dy bashkive ne te gjitha fushat prezantoi arritjet por edhe projektet ambicioze per te ardhmen e Kamzes shprehu mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen e madhe te SHBA-se qe nga njohja e Shqiperise si shtet per anetaresimin e saj ne NATO dhe per pavaresine e Kosoves. Me tej duke u ndalur ne zgjerimin e hartes se marredhenieve me bashki e njesi te tjera te qeverisjes vendore ne bote kryebashkiaku Mziu evidentoi binjakezimin e Kamzes me Bashkine e Macerates ne Itali me Bashkine e Jenes ne Gjermani Kemalpasha ne Turqi me La Platen ne Argjentine me Cairin ne Maqedoni.