E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesi me shufër metalike gati për sulm në Sheshin Skënderbej, efektivët Policionohen pranë selisë së PS! Hidhet gaz lotsjellës

Një pjesë e madhe e protestuesve janë pozicionuar në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku efektivët e Policisë kanë hedhur një sasi të madhe gazi lotsjellës, për t’i shpërndarë.

Shihet se protestuesit janë të pajisur me gurë e sende të forta, për të sulmuar mbi efektivët. Madje njëri prej tyre, mban në dorë një shufër metalike me një gjatësi rreth 2 metër, i gatshëm për t’u hedhur në sulm.

Ndërkohë efektivët e Policisë janë pozicionuar mes selisë së PS dhe Teatrit të Kukullave, në gatishmëri për mbajtjen nën kontroll të situatës, në rast të një sulmi të mundshëm nga ana e protestuesve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›