E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit akte dhune në rrugët kryesore të Tiranës, zjarr ndaj institucioneve dhe bizneseve

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Pas largimit të protestuesve nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, situata ka përshkallëzuar me akte të dhunshme dhe djegie të bizneseve dhe institucioneve.

Zjarri i shkaktuar nga sulmi me molotovë i protestuesve ka përfshirë një biznes privat në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”. Por flakët përfshinë edhe zyrat në katin e parë të Gjykatës së Lartë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit, të cilët shuan flakët e zjarrit.

Protestuesit e maskuar hodhën molotovë edhe në godinën e Bankës së Shqipërisë në bulevard, e cila u përfshi nga zjarri, por u shua në kohë nga forcat zjarrfikëse.

Ndërkohë pranë Bankës, që ndodhet afër godinës së Partisë Socialiste, hodhën fishekzjarre e molotovë.

Gjithashtu gjatë lëvizjes në rrugët kryesore të kryeqytetit ata dëmtuan biznese dhe kompani celulare, i kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave si dhe shkatërruan tabelat e sinjalistikës rrugore dhe kangjellat rrethues të trotuareve.

Vijon….

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›