E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta, në çdo pikë të nisjes deputetë opozitarë

Mbërrijnë deputetët e parë të cilët i bashkohen turmës së protestuesve të cilët po qarkullojnë mjaftë qetë. Ndërkaq, sot për herë të parë, do të mbahen fjalime, ndryshe nga protestat e fundit që kanë qenë të heshtura.
 

Bashkim Fino, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Dashamir Peza, Arta Dade etj janë ndër deputetët pjesëmarrës të cilët bashkëbisedojnë me mbështetësit e opozitës të cilët janë mbledhur në vende të ndryshme.
 

Demonstruesit sipas PS-së do të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar të gjithë bashkë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku pika kyçe e demonstratës do të jetë pikërisht sheshi përballë kryeministrisë, aty ku u vranë edhe katër demonstruesit e 21 janarit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›