Greqi bllokohen 1.990 kuti cigare kontrabande do vinin ne Shqiperi

Tete marinare te kombesise ukrainase u arrestuan mesditen e se enjtes ne portin e Pireut nen akuzen e trasportimit te cigareve kontrabande. Cigaret kontrabande u gjeten ne hambarin e anijes Razvenki me flamur ukrainas.
Autoritetet njoftuan me vone se ne anije u gjeten 1.990 kuti cigare te markave te ndryshme te cilat pas verifikimit te dokumentacionit ishin te destinuara per Shqiperine.
Nga te dhenat e para mesohet se ngarkesa me cigare do te vinte ne portin e Durresit per nje kompani emri i se ciles nuk behet i ditur ndersa shumica e markave te cigares ishin te panjohura ne tregun evropian.
Nderkohe Autoritetet Qendrore te Sigurimit te Portit te Pireut kane nisur hetimet ndersa anija me sasine e cigareve eshte konfiskuar.