E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit grekë pushtojnë kanalin televiziv të Patras

Patra - Protestat në Greqi kanë arritur deri në pushtim televizionesh. Në ditën e shtatë të trazirave, protestuesit kanë pushtuar një studio televizive në një kanal në Patra. Pasi kanë nxjerrë jashtë spikerin që drejtonte programin e radhës në studio, ata kanë shpjeguar edhe shkaqet që kanë çuar në trazirat shtatë ditore.

Katër protestuesit që kanë kaluar me radhë para kamerës që ndiqej pasqyronte programin drejpërdrejtë, janë shprehur se njerezit janë të ngopur me skandale ekonomike, skandale politike, skandale korrupsioni ne shoqeri dhe nuk ka rrugezgjidhje tjeter. Njëri prej tyre shprehet se ka nevojë për të gjetur diçka të redhe një zgjidhje për të jetuar paqësisht bashkë. “Nuk mendoj se do te ndryshoje ndonje gje, por ky është një zemërim popullor pasi ne jemi aq të mbingarkuar, situata ështe e padurueshme”, ka thënë një tjetër studente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›