E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit i vënë zjarrin biznesit pranë selisë së PS

Një tjetër incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Pas sulmit me molotov në drejtim të selisë së PS-së, disa nga protestuesit i kanë vënë zjarrin edhe një biznesi përballë selisë.

Një nga kioskat e vendosura në zonën e njohur si “Dollari”, pranë selisë së PS-së dhe institucionit të Bankës së Shqipërisë, është përpirë e gjitha nga zjarri.

Ndërkohë, ka tensione dhe përplasje në disa rrugë pranë qendrës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›