VIDEOSKANDAL/ Qytetari i shtrirë në tokë, polici i ‘Shqiponjave’ e godet pa pushim!
Një ngjarje tepër e rëndë dhe skandaloze ka ndodhur gjatë protestës së sotme studentore.
Një qytetar është dhunuar brutalisht dhe pa mëshirë nga një efektiv i Shqiponjave.
Siç shihet në këto pamje, një person edhe pse ndodhet i shtrirë në rrugë, polici e godet pa pushim me shkop gome.
Gazetari i Neës24, Osman Stafa i ndodhur në vendin e ngjarjes, i ka dhënë ndihmën e parë, ndërsa thotë se “polici e goditi me shkop gome në kokë dhe në trup”.
E gjithë skena e rëndë ka ndodhur prapa stadiumit “Dinamo”.
