E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO- Tjetër rast dhune në protestën studentore/ Policia rrëzon në tokë të riun dhe e rreh me shkop gome

Një tjetër rast dhunë nga ana e policisë është raportuar në protestën e kësaj të shtune (24 tetor) në Tiranë, ku  një ri është rrëzuar në tokë nga policia dhe më pas është rrahur me shkop gome.

Siç shihet në këto pamje, një grup i madh efektivesh, rrethojnë të riun protestues, e rrëzojnë dhunshëm në tokë dhe më pas e godasin e shkop gome.

Ky është rast i përsëritur në protestën e sotme, pasi më herët u raportua për një qytetar, i cili u dhunua me shkop gome dhe u godit në kokë me shkelma nga një efektiv i Shqiponjave.

Ndërsa në një tjetër rast, një i ri u qëllua me plumb gome në sy.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›