E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat e huaja: Proteste e greve urie para qeverise

TIRANE- Protesta e opozitës e cila startoi dje në mbrëmje dhe greva e ndërmarë nga 22 deputetë të saj është pasqyruar gjerësisht edhe në shtypin ndërkombëtar. Agjenci të lajmeve të njohura si Reuters ,BBC, ANSA por dhe media prestigjioze si New Jork Times shkruajnë se dhjetëra mijëra mbështetës të Partise Socialiste kanë dalë në rrugë për të kërkuar rinumërimin e votave, ndërsa rreth 22 anëtarë të parlamentit dhe gati 200 mbështetës së tij kanë nisur grevën e urisë.

Duke pasqyruar gjerësisht atë cpo ndodh në Shqipëri BBC shkruan se qindra polici kanë ruajtur sheshin para kryeministrisë ku ishin vendosur protestuesit.

“Protesta ishte paqësore, dhe shumë demonstrues mbanin flamurin shqiptar ose flamurin e partisë opozitare dhe thërrisnin "Poshtë Berisha". Qindra policëve të paarmatosur formuan një kordon rreth ndërtesës kryesore qeveritare. Një numër i vogël i policëve me veshje mbrojtëse ruajtën pas një mur aty pranë.- përshkruan protestën AP, e cila përmend dhe koncertin që PD planifikon të zhvillojë sot në mesditë për të festuar atë që ajo e përshkruan si sukses të reformave.

"Apelet e përsëritura të ndërkombëtareve- BE dhe SHBA – për të rifilluar dialogun nuk kanë arritur të afrojnë partitë drejt një marrëveshjeje përfundimtare, për afrimin e Shqipërisë në BE."- shkruan ANSA.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›