Protestuesit përleshen me policinë jashtë samitit të NATO-s

Ndërsa në Çakago po mbahet samiti i NATO-s në këtë qytet janë zhvilluar edhe disa protesta. Policia tha se është përleshur me protestues që kundërshtonin luftën.
Raportohet se katër policë janë plagosur ndërsa policia thotë se ka arrestuar 45 demonstrues.
Numri i protestuesve sipas autoriteteve të rendit është zvogëluar gjatë fundjavës.
Policia vlerësohet rreth 3 mijë persona morën pjesë në protestë të dielën, ndërsa organizatorët kishin thënë se në protestë mund të marrin pjesë deri në 10 mijë persona.