Klinton takon presidentin pakistanez Zardari

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në gjetjen e një "zgjidhje të përhershme" pas bllokimit të furnizimit të NATO-s në Afganistan, si shenjë proteste ndaj një sulmi amerikan, që ka lënë të vrarë 24 ushtarë pakistanezë.
Një zëdhënës i presidenti tha se Zardari e bëri këtë thirrje gjatë një takimi me Sekretaren amerikane Hillari Klinton në Çikago në samitin e NATO-s.
Zadari ka bërë thirrje gjithashtu që SHBA-ja të bëjë më shumë për të justifikuar vdekjen e 24 ushtarëve pakistanezë të vrarë në nëntor nga avionët e SHBA-ve përgjatë kufirit me Afganistanin.
Ky incident bëri që Pakistani të mbyllur rrugët e furnizimit në Afganistan, duke komplikuar misionin e NATO-s në të njejtin vend