Protestuesja topless rrëmben kupën e Euro 2012 (FOTO)
Share
Zakonisht ngritja e kësaj kupe është ëndrra e çdo futbollisti. Por, dje Kupa e Europës është ngritur nga një protestuese topless, e cila ka mundur ta rrëmbejë për një moment trofeun. Protestuesja ishte së bashku me disa protestuese të tjera topless, që i përkasin organizatës së njohur Femen. Këto të fundit kanë protestuar dje kundër Euro 2012, pasi sipas tyre, ky eveniment mund të përdoret për shfrytëzimin e femrave, në atë që njihet si turizmi i seksit.



