E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ti je shumë e nxehtë për të punuar këtu (FOTO)

Share

Një grua ka vendosur të padisë një kompani të brendshmesh për femra, ku punonte, për shkak se pretendon se është pushuar nga puna me arsyetimin se ishte shumë e nxehtë.

Amerikania Lauren Odes, 29 vjeç, thotë se menaxherët e kompanisë Native Intimates, në pronësi të hebrenjve ortodoksë, i thanë asaj të vishej me rroba më të gjëra dhe të mbulonte sa më shumë gjoksin.

Por ndërsa ishte duke blerë rroba të tilla, ajo u pushua nga puna me një telefonatë.

Odes i ngriti pretendimet e saj në një konferencë për shtyp së bashku me avokaten e njohur amerikane, Gloria Allred, që ka vendosur të përfaqësojë bionden në gjyq.

Ndoshta do ishte mirë të veshësh bluzat e të dashurit tënd, mësohet se i kanë thënë asaj punëdhënësit. Madje njëri i tha se duhet të shqyrtojë mundësinë për të shtypur gjoksin, që të mos duket kaq i madh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›