Të dalësh në gjueti me një shqiponjë të artë në krah (FOTO)
Share
Për këta fëmijë nuk është e lehtë të ndjekësh gjurmët e babait. Ai është një gjahtar që del në gjueti me shqiponjën në krah. Fëmijët shpresojnë të mësojnë nga babai për të ruajtur një traditë jashtëzakonisht të rrallë në botë.
Azim dhe Aybek Shajbyrov nga Kirgistani po stërviten me një shqiponjë të artë, që është dukshëm më e madhe se trupi i tyre.
Fotot e jashtëzakonshme tregojnë fëmijët duke u stërvitur me një nga grabitqarët më të fuqishëm në botë.
Babai i fëmijëve e ka nisur gjuetinë me shqiponjë që në moshën 7 vjeç. Në familje ata kanë dy shqiponja të arta dhe një falkua të ri, që i ndihmon fëmijët në trajnimin e kësaj tradite kaq unike.






