Protestuesve në Rrjoll u bashkohen edhe qytetarë nga qytete të tjera, përleshen me policinë private

Banorët e Rrjollit kanë vijojnë me protestat kundër ndërtimit të resortit turistik në zonën e Velipojës, duke pretenduar për zaptim dhe tjetërsim të tokave të tyre.
Situata është tensionuar në terren, ku nuk kanë munguar përplasjet me forcat e policisë private.
Këtë të shtunë, protestuesit kanë qenë më të shumtë në numrë, pasi iu bashkuan edhe qytetarë nga Shkodra dhe disa qytete të tjera të vendit. Gjatë përplasjes, ata kanë dëëmtuar edhe mjetet e kompanisë.
Rreth 60 familje të Baks- Rrjoll pretendojnë pronësinë e tokës, sipas tyre pronë e trashëguar që nga hera nga paraardhësit. Ata kanë depozituar një kërkesë zyrtare në Prokurori, ku kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë ligjore lidhur me vërtetësinë e dokumenteve që disponojnë për pronësinë e tokës në zonën e Rrjollit, aty ku po ndërtohet resorti turistik.
Nga ana tjetër, kompania Gener 2 ka theksuar se projekti turistik është në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar. Sipas kompanisë, procesi gjyqësor i përfolur në media nuk ka asnjë lidhje juridike apo faktike me perimetrin ku po zhvillohet projekti.
/rtsh.al/