"Protokolli, EULEX mori vizen nga BE"
Bashkimi Evropian i ka dhene mbeshtetje EULEX-it ne aranzhimet e bera teknike me Serbine, nderkohe qe dihet kundershtimi i ketyre protokolleve apo aranzhimeve teknike nga ana e Prishtines zyrtare. Si i shihni keto zhvillime dhe si i parashihni tash raportet me misionin e EULEX-it ne Kosove?
Eshte e kuptueshme qe Bashkimi Evropian e mbeshtet EULEX-in, sepse, ne fund te fundit, EULEX-i eshte nje trup i Bashkimit Evropian ne Kosove, per te ngritur kapacitetet e institucioneve te Kosoves, sidomos te Qeverise se Kosoves, ne tri fusha mjaft te rendesishme. Dhe, ne fakt, situata e krijuar eshte pasoje nese jo e mungeses se nje komunikimi te mirefillte, eshte pasoje e nje menaxhimi jo te mire, ndoshta te dyanshem, edhe nga institucionet e Kosoves, ne menyre te vecante nga Qeveria dhe presidenti qe kane takime mjaft te rregullta me shefin e EULEX-it, dhe natyrisht edhe nga EULEX-i. Ne anen tjeter, realisht, protokolli qe pretendohet te nenshkruhet, dhe sigurisht se do te nenshkruhet pasi ka marre vizen nga Bashkimi Evropian, nuk eshte problem per fushat, ku EULEX-i do qe te luftoje krimin e organizuar politik dhe ekonomik, do qe te luftoje kontrabanden, trafiqet e ndaluara. Realisht, kjo do te ishte krejt normale sikur Serbia te mos ishte ajo qe nxit kontrabanden, nxit trafiqet e ndaluara, ose i kontrabandon ato ne Kosove ne forma te ndryshme, permes strukturave paralele qe jane krijuar ne Kosove. Sikur Serbia te kishte nje gatishmeri per t'i luftuar keto struktura paralele dhe kriminale ne Kosove, qe jane te nxitura nga Serbia, institucionet e Kosoves nuk do te kishin ndonje arsye ta kundershtonin, sepse, ne fund te fundit, qellimi yne eshte qe jo vetem ne ate pjese te Kosoves, por ne cdo pjese te Kosoves te sundoje rendi dhe ligji.
Mirepo, nese Qeveria dhe presidenti kane thene se nuk mund te kete zbatim te asnje marreveshjeje qe nuk nenshkruhet nga institucionet e Kosoves, si do te veprohet ne kete rast? Do te lejoje Kosova qe te zbatohet kjo marreveshje?
Nese kjo eshte ne sherbim te vendosjes se sundimit te rendit dhe te ligjit ne ate pjese te Kosoves, nese kjo marreveshje ka per qellim te nderprese kontrabanden qe behet ne doganat e asaj pjese te Kosoves dhe qe e demton buxhetin e Kosoves, mendoj qe as Qeveria dhe as qytetaret e Kosoves nuk duhet te kene reagim. Te gjithe duhet ta dime se ne keto momente institucionet e Kosoves e kane te veshtire t'i kontrollojne keto tri fusha qe ka EULEX-i ne ate pjese te Kosoves. Ne kete drejtim, une kerkoj qe te kete nje bashkepunim me te fuqishem mes EULEX-it dhe Qeverise se Kosoves. Ne anen tjeter, une nuk deshiroj qe EULEX-in ne ate pjese te Kosoves ta shoh si pale te trete dhe jashte interesit te Kosoves dhe qytetareve te Kosoves. Une besoj qe EULEX-i eshte ne ate pjese te Kosoves per t'i ndihmuar institucionet e Kosoves, per te vendosur sundimin e rendit dhe te ligjit dhe ne kete rrafsh mendoj qe duhet mbeshtetur.
A konsideroni se mund te vije deri te perplasjet mes kosovareve dhe EULEX-it? Kemi pare ketu edhe demolim te veturave te ketij misioni. Te gjitha keto zhvillime a mund te sjellin tensione mes kosovareve ne njeren ane dhe misionit te BE-se ne anen tjeter?
Realisht, ishin dy lloj protestash dhe kundershtimesh qe jane zhvilluar kunder EULEX-it dhe kunder sundimit te rendit dhe ligjit ne Kosove. Se pari, kjo ka ndodhur ne pjesen veriore te Kosoves dhe mendoj qe intervenimi edhe i EULEX-it, por edhe i forcave te tjera te sigurise, edhe i institucioneve te Kosoves, nuk ka qene ne nivelin e duhur. Une e kuptoj qe ndoshta ende ne ate pjese ligji dhe gjyqesia s'mund t'i zgjidhin problemet, pra duhet te kemi nje zgjidhje politike. Por, realisht, veprimet me dy kute, me dy standarde nuk e ndihmojne demokracine. Mendoj qe veprimi i "Vetevendosjes" ne Kosove, me shkaterrimin e veturave te EULEX-it, eshte veprim i ngutshem, i papranueshem dhe nuk do te duhej te perseritej ne Kosove, per faktin se EULEX-i nuk eshte nje pale e trete, nuk ka ardhur ketu pa ftesen e perfaqesuesve institucionale te Kosoves; do te thote, ka ardhur me ftesen tone. Ndoshta jo gjithmone i merr veprimet me te mira per te vendosur rendin dhe ligjin ne pjesen veriore te Kosoves, por eshte ne kete sherbim dhe sigurisht se do te punohet ne kete drejtim. Qytetaret e Kosoves dhe asnje segment i shoqerise se Kosoves, ne asnje forme, nuk do te duhej te konfrontohet me EULEX-in. Mendoj qe shoqeria kosovare, institucionet e Kosoves, qytetaret e Kosoves, por edhe shoqeria civile, qofte dhe protestuesit, duhet te mendojne qe ne Kosove mjaft eshte sulmuar, mjaft eshte shkaterruar, mjaft eshte luftuar. Ketu duhet te krijohet hapesire per ndertim dhe zhvillim.
Jeni njeri prej lidereve kosovare qe jeni deklaruar ne lidhje me idene per raportet Kosove - Shqiperi, integrimin e dy popujve. Kishte dhe nje deklarate te kryeministrit Sali Berisha ne anen tjeter. Si e shihni te ardhmen e dy vendeve dhe sa eshte i mundshem ky integrim mes dy popujve?
Ideja e bashkimit kombetar nuk eshte nje ide e re. Eshte nje ide qe gjithnje ka qene e gjalle, gjithnje ka qene prezente te levizjet politike ne Kosove pas vitit 1912-13, e ne menyre te vecante pas Luftes se Dyte Boterore. Do te thote, nuk kemi pasur nje zbehje te kesaj aspirate, por kemi pasur nje ngritje, nje angazhim. Mendoj qe e gjithe levizja politike klandestine pas Luftes se Dyte Boterore, ne programet e saj politike ka pasur idene e bashkimit kombetar. Do te thote, te gjitha veprimet qe jane bere ne kohen kur jane vendosur kufijte e Shqiperise londineze, qe quhet me te drejte nga Konferenca e Londres, nje pjese e madhe e kombit dhe hapesirat shqiptare padrejtesisht kane mbetur jashte Shqiperise. Prandaj, kjo eshte nje aspirate e vjeter. Une, duke qene nje anetar i levizjes klandestine me vite te tera, mos te them dhe me dekada, kemi pasur ne programet e organizatave tona politike idene e bashkimit kombetar. Natyrisht, kjo levzije politike sa here eshte masovizuar, sa here i ka shperthyer kufijte e ilegales, e pak a shume ndoshta i ka rrudhur kerkesat e veta per te fituar ate qe ka kerkuar. Kjo ka ndodhur edhe me luften e fundit, ku ne bashkepunim me kerkesat e komunitetit nderkombetar, ne e kemi pranuar kerkesen qe Kosova t'i ruaje kufijte e saj administrative dhe te behet republike. Mendoj qe kjo ide fuqizohet edhe tani per shume arsye, per faktin se te gjithe popujt e rajonit tone po pretendojne te integrohen ne Bashkimin Evropian dhe kur qendron integrimi i gjithe rajonit ne BE, pse te mos kete edhe nje integrim ndershqiptar, sepse, ne fund te fundit, tani te gjitha komunitetet, te gjithe popujt e Ballkanit nuk do te kene interesa te sundojne ose te grabisin hapesira te njeri-tjetrit, por te zhvillojne nje partneritet te ri. Dhe, mendoj qe edhe ideja e bashkimit kombetar ka kaluar nga organizimet ilegale, nga organizimet e ngushta. Ndoshta institucionet e Shqiperise edhe te Kosoves, por ndoshta edhe ndonje pjese tjeter, duhet te mendojne per integrimet dhe per bashkimin e kombit dhe mendoj se ne Evropen e bashkuar bashkimi i shqiptareve s'e pengon askend.
Sa mund te bie ndesh me parimet programore te bashkesise nderkombetare kjo ide, se Kosova, per shembull, eshte nje shtet shumetnik, per dallim prej Shqiperise? Sa bie ndesh me parimin e shumeetnicitetit?
Nese ne gjithe Ballkanin zhvillohet demokracia, formohen shoqeri dhe shtete demokratike, mendoj qe aty ku ka zhvillim demokratik, ku ka shoqeri demokratike, ku ka shtet demokratik, ka edhe respektim te komuniteteve tjera. Mendoj qe kjo absolutisht nuk e pengon ceshtjen e jetes, zhvillimit te komuniteteve pakice. Gjate gjithe historise, do te thote e gjithe historia, mos te shkoj me heret, e shekullit 20, dhe keto vite deshmojne se shqiptaret deshirojne te jetojne ne paqe me te gjithe popujt qe jetojne bashke me ta, qofshin aty ku jane shumice, qofshin aty ku jane pakice.
Dhe perfundimisht z. Krasniqi, ne nje te ardhme, i shihni Shqiperine dhe Kosoven te bashkuar?
Varet shume nga zhvillimet politike, por nese zhvillohet demokracia dhe behet integrimi i gjithe rajonit ne Bashkimin Evropian, nuk shoh arsye qe te pengohet integrimi i shqiptareve te Kosoves dhe atyre te Shqiperise.