E Diel, 1 Nëntor 2026

Serwer: Prishtina ka të drejtë të jetë e shqetësuar

Sipas tij, pasi ka shpallur pavarësinë, Kosova duhet të mësojë të sillet si e pavarur. “Mendoj se institucionet në Prishtinë kanë të drejtë të jenë të shqetësuara për aranzhimet e Bashkimit Evropian me Beogradin. Më duket se Prishtina, pasi e ka shpallur pavarësinë, duhet të mësojë të sillet si e pavarur”, theksoi Server për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur nëse është i drejtë kundërshtimi që e bëjnë institucionet e Kosovës përpjekjes së EULEX-it për të nënshkruar protokollin e bashkëpunimit me Serbinë, Serwer ka thënë se, ato duhet të shikojnë në çdo aranzhim të këtij lloji me qëndrimin për mbrojtjen e asaj, që ato e shohin si sovranitet të tyre, ashtu sikur që Beogradi e shikon çdo aranzhim të këtij lloji, në përpjekje për ta mbrojtur pretendimin e tij në sovranitet. 

Serwer tha më tej se për aq kohë, sa Bashkimi Evropian nuk është unik për njohjen e pavarësisë së Kosovës, “duhet të pritni që do të sillet në atë mënyrë, e cila ndoshta autoriteteve në Prishtinë nuk do t’u pëlqejë”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›