Protokolli, Prishtina: BE do respektojë Kosovën
Qeveria e Kosovës nuk pret nga Brukseli që të marrë vendim të njëanshëm për nënshkrimin e protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, pas kundërshtimit të Prishtinës zyrtare.
Me kundërshtimin e protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, Prishtina nuk e ka kundërshtuar Bashkimin Evropian, por anashkalimin e institucioneve në nënshkrimin e marrëveshjeve me shtetet tjera, thonë zyrtarët qeveritarë në Prishtinë.
Ndërkohë, udhëheqësit e opozitës i kërkojnë qeverisë më shumë angazhim në veri të Kosovës, në mënyrë që të mos vijë deri te gjendjet si nënshkrimi i paralajmëruar i protokollit, apo situata e krijuar në veriun e Mitrovicës me ndërtimin e disa shtëpive të shqiptarëve dhe serbëve të atjeshëm.