Sulm kamikaz në Pakistan, 12 të vrarë
Një militant hodhi sot veten në erë në një rajon policie në luginën Swat në veriperëndim të Pakistanit duke vrarë 12 kadetë, njoftoi një zyrtar i lartë i zonës.
Ushtria pakistaneze kreu një ofensivë të gjerë në luginën Swat gjatë prillit dhe arriti ta spastrojë rajonin nga militantët talebanë por sulmet e ditëve të fundit tregojnë se militantët kanë aftësinë për tu kundërpërgjigjur.
"Po kryej një stërvitje kur një militant kamikaz i maskuar si rekrut hyri në ndërtesë dhe hodhi veten në erë", deklaroi për Reuters Mian Iftikhar Hussain, ministri i Informacionit për provincën veriperëndimore ku bën pjesë edhe lugina Swat.
"Kemi informacion se 12 kadetë janë vrarë nga sulmi në Mingora", deklaroi ai.
Kryeministri Yusuf Raza Gilani e dënoi sulmin dhe deklaroi se qeveria është e vendosur për të luftuar militantizmin.