E Diel, 1 Nëntor 2026

Protokolli sqaron pozicionin: Incidenti me presidentin Topi, e vërteta për fjalën

Gjate ceremonise ne Lezhe

Detyrat e Protokollit të Shtetit. Kryebashkiaku Tusha: Sherrin Presidencë-Kryeministër duan ta shkarkojnë te ne.

Dy ditë pas ceremonisë së Besëlidhjes, protokolli i shtetit sqaron pozitën e tij.

Kontaktuam me personalitetet për vendosjen sipas hierarkisë

Incidenti i ceremonialit të 568-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës që u shoqërua me mungesën e kreut të shtetit Bamir Topi dhe akuza mediatike, ka ngjallur dje reagimin e Protokollit të Shtetit.
Me anë të një komunikim zyrtar, Protokolli i Shtetit është distancuar nga organizimi i aktivitetit të 2 marsit në Lezhë. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Ministria Jashtme, thuhet se i gjithë aktiviteti i 2 marsit është organizuar deri në detajet më të vogla nga Bashkia e qytetit të Lezhës. Protokolli i Shtetit nuk ka marrë pjesë në organizimin e aktivitetit në Lezhë më 2 mars. Protokolli i Shtetit sqaron se aktiviteti i mbajtur në Lezhë, më 2 mars, me rastin e 568-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës ka qenë ideuar, organizuar dhe menaxhuar nga Bashkia e qytetit Lezhë. Lista e pjesëmarrësve, ftesat dhe lista e folësve janë bërë dhe menaxhuar nga organizatorët dhe nuk ka pasur të bëjë aspak me Protokollin e Shtetit, thuhet në njoftim. Zyrtarë të Protokollit të Shtetit kanë shprehur keqardhje për përfshirjen e këtij institucioni në debatet politike apo mediatike, siç ishte rasti i mungesës së Presidentit Topi në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Tiranë. Protokolli i Shtetit shpreh keqardhjen që në raste të përsëritura, siç ishte edhe rasti i përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, është përfshirë në diskutime mediatike dhe politike për gjëra që janë jashtë detyrave të tij të përcaktuara me ligj. Edhe në rastin e fundit, roli dhe angazhimi i Protokollit të Shtetit ka qenë në përputhje të plotë me Ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë, thuhet në njoftimin zyrtar.
Baza ligjore
Në reagimin e shpërndarë për mediat thuhet se Protokolli i Shtetit ka pasur kontakte me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe e vetmja kompetencë në aktivitetin e Lezhës ka qenë vendosja e titullarëve sipas hierarkisë. Protokolli i Shtetit ka qenë në kontakt me institucionet e Presidentit, kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe me trupin diplomatik në Tiranë, lidhur me vendosjen protokollare të personaliteteve sipas hierarkisë shtetërore të përcaktuar në ceremonialin zyrtar, përfundon deklarata.

I hoqën fjalën në ceremoni, Topi braktisi festën e Lezhës
Besëlidhja e Lezhës, vendi ku 568 vjet më parë u bë bashkimi i shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut, nuk rezultoi e tillë në datën 2 mars për klasën politike. Konflikti mes maxhorancës dhe Presidentit Topi u reflektua në ceremoninë e zhvilluar për nder të kësaj feste. Gjithçka erdhi pasi protokolli i shtetit ndryshoi, sipas Presidencës, në minutën e fundit, organizimin e ceremonisë, ku kreut të shtetit iu hoq fjala e parashikuar për ta mbajtur para qytetarëve lezhjanë. Rreth tri javë më parë, Bashkia e Lezhës shpërndau një ftesë për ceremoninë që do të mbahej më 2 mars në këtë qytet. Ftesa mbërriti edhe në zyrën e kreut të shtetit. Presidenti i Republikës, prof.dr. Bamir Topi, ka marrë ftesën zyrtare nga Bashkia Lezhë për të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare në përkujtim të 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës. Në përputhje me legjislacionin, praktikat dhe rregullat protokollare të shtetit shqiptar, më datë 1 mars 2012, Presidenti i ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe fjalën përshëndetëse Drejtorisë së Protokollit të Shtetit, e cila gjithashtu është shprehur dakord me këtë praktikë, thuhet në sqarimin e Presidencës. Por sipas Presidencës, rreth 60 minuta përpara se të fillonte ceremonia dhe teksa kreu i shtetit po nisej për në Lezhë, ku kishte planifikuar të mbante një fjalim pas fjalës së kryetarit të Bashkisë, drejtori i Protokollit të Shtetit, Ermal Dredha, ka kontaktuar me shefin e kabinetit të Presidentit, Dashamir Xhaxhiu, ku e ka vënë në dijeni për ndryshimin e axhendës. Aty thuhej se pasi të përfundojë fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Lezhës do të ftojë të mbajë një fjalë Kryeministrin Berisha. Në këto kushte, kreu i shtetit zgjodhi që mesazhin që do ta lexonte në Lezhë, ta lexonte para mediave në zyrën e tij në Presidencë.

Reagon kreu i Bashkisë Lezhë, pas deklaratës së Protokollit

Tusha: Ngërçin mes institucioneve duan ta shkarkojnë te Bashkia Lezhë

Viktor Tusha

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Viktor Tusha, tha dje se si organizatore kremtimit të lidhjes së Lezhës nuk përjashtoi asnjë nga personalitetet e larta të shtetit. Sipas tij, Presidenti i Republikës ka qenë i pari që ka marrë ftesën për këtë aktivitet, por prej kreut të shtetit Tusha thotë se nuk ka marrë asnjë konfirmim. Zoti Topi është ftuar si të gjitha personalitetet e tjera jo vetëm të Shqipërisë, por të të gjitha trevave shqiptare. Madje, zoti Topi e ka pasur ftesën në zyrën e tij 2 javë para aktivitetit dhe ka qenë i pari që ka marrë ftesën. Por zoti Topi nuk më konfirmoi ardhjen e tij. Unë nuk bëra listë folësish, por shkrova vetëm Përshëndetje nga autoritetet, u shpreh Tusha për gazetën Panorama. Por në të gjithë këtë histori, Tusha vëren mungesën e komunikimit dhe të marrëdhënieve normale mes institucioneve, të cilat kërkohen të shkarkohen tek Bashkia Lezhë sa i takon aktivitetit të fundit.
Nëse do të kishte ardhur në këtë aktivitet, kreu i shtetit do të kishte pasur fjalën e tij përshëndetëse, sipas hierarkisë shtetërore. Por për shkak të mosfunksionimit të marrëdhënieve të Presidencës me Kryeministrinë apo Kuvendin, duan që të gjithë këtë ngërç tia shkarkojnë Bashkisë së Lezhës. Kjo është e padrejtë. Ne organizuam një aktivitet, për të cilin morëm konsiderata nga të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa zhurma që po bëhet po e shumon rëndësinë e kësaj dite. Madje, ne si Bashki vlerësuam në mënyrë absolute hierarkinë shtetërore të të pranishmëve, u shpreh Tusha.
Menjëherë pas mungesës së Presidentit në festimet e zhvilluara në Lezhë, ditën e premte, kreu i kësaj Bashkie u shpreh se: Protokolli është bërë nga Bashkia e Lezhës, e në të ishte përfshirë fjala e Presidentit, nuk është e vërtetë që iu mohua fjala, por Presidenti duhet të kishte kurajën ti bashkohej Lidhjes së Lezhës. Nga ana e saj, Presidenca po atë ditë sqaroi mungesën e kreut të sh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›