E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prova e javës, e kaluar

20/02/2010 22:05

Arbana njofton banorët se ka ardhur momenti për të kryer provën e javës e cila ka të bëjë me specialitetet e gatimit të patateve dhe midhjeve si dhe krijimin e objekteve dhe dekorimin me to. Gjatë gjithë javës banorët kanë gatuar dhe i kanë shijuar këto ushqime ku kanë treguar njohuri në shumëllojshmërinë e recetave nga ana e tyre. Gjithashtu ata kanë krijuar shumë objekte dhe dekoruar veshje me to. Për të gjykuar punën e tyre, në oborr ndodhet një specialist i cili do të vleresojë punën e tyre. Arbana fton nga një përfaqësues nga cdo shtëpi: Klodin dhe Domenikën të cilët prezantojnë krijimet e tyre të cilat fillojnë që nga emrat e njerëzve të shquar si Vace Zela, zemra që shprehin dashurinë, krijimin e banorëve me patate, varëse e karfica me midhje, dekorimin e rripave, bluzave, një servis kuzhine me lugë dhe kripore, maskë teatrale dhe lule etj. Specialisti shprehet se është për tu admiruar puna dhe fantazia e banorëve. Ai në një vlerësim nga njëshi tek dhjeta, i vlerëson me notën shtatë e gjysmë duke treguar se banorët e kalojnë këtë provë javore dhe kështu buxheti i tyre qëndron aq sa është. Banorët janë shumë të lumtur që kaluan provën. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›