E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdimi i provës dhe thashetheme

20/02/10 15:50

Banorët po mendojnë për veshjet që do të përdorin gjatë spektaklit edhe pse është ende herët. Ata konsultohen me njeri-tjetrin duke marrë mendime se cilat veshje mund të jenë më të përshtatshme dhe se cilat mund tu shkojnë më shumë. Në të njëjtën kohë, banorët e nominuar përgatitin valixhet në ras se dalin dhe gjithashtu të vendosin rregull e të pastrojnë shtëpinë.
Herë pas here ata dalin në kopsht për tu qetësuar dhe për të biseduar me të tjerët. Kështu Seldi me Bertinën bisedojnë për Pamelën dhe thonë se mungesa e saj ndihet. Bertina shprehet se fillimisht krijoi një shoqëri me Pamelën, por pasi ajo u lidh me Seldin, u distancua dhe ndërmjet dy vajzave shoqëria u zbeh duke menduar nga të dyja palët se ishte distancim nga pala tjetër. Seldi shprehet se u afrua me Pamelën pasi Jetmiri dhe Erioni filluan ta merrnin nëpër këmbë dhe ndaj donte ta ndihmonte dhe shton për dy djemtë se e kanë tepruar me sjelljet e tyre dhe nëse një njeri lëndohet nga këto veprime, sic u lëndua ajo, nuk duhet ti vazhdojnë më.
Banorët i rikthehen të gjithë provës së javës, për të përfunduar gjërat e fundit që kanë mbetur pa bërë si dhe diskutojnë vazhdimisht për krijimet e tyre duke komentuar edhe mbi ato të banorëve të tjerë.
Por, përvec bisedave mbi provën e javës dhe mbi spektaklin, banorët nuk harrojnë të flasin edhe mbi marrëdhëniet e krijuara në shtëpi. Kështu Edi shprehet se dëshiron që ti lërë pak hapsirë Rezartës sepse ndoshta e ka mbytur me prezencën dhe insistimet e tija sa herë që e shikon. Ai shprehet se dëshiron që të kalojë pak kohë sepse gjërat mund të rrjedhin vetë. Si Seldi dhe Domenika e aprovojnë këtë mendim duke i thënë që të mos ngutet shumë sepse mund ti përkeqësojë gjërat.
Ndërkohë Jetmiri bisedon me Erionin fillimisht për frikën e largimit, ku Miri shprehet se nuk e ka marrë fare me frikë sepse edhe kaq sa ndenji, në rast se del, për të ishtë një gjë e vecantë, por Erioni mendon se ka të tjerë për të dalë para tij. Miri shprehet se dëshiron të dalë Olta pasi i duket një njeri fals sepse për tre javë ajo nuk i ka folur me gojë ndërsa tani sillet mirë dhe është afruar shumë me të.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›