Prova e parë në skenë, Rona mahnit me zërin

E rrethuar nga dritat e kuqe të projektorëve, ajo u paraqit e vetme në skenë dhe mahniti të pranishmit me zërin e saj mbresëlënës.
Sipas njoftimit në uebsajtin zyrtar të Festivalit Evropian të Këngës, gjatë provës u krijua një mjedis romantik në skenë, ndërsa ekranet në sfond u mbajtën të errët.
E gjitha kjo u bë për të mbështetur mesazhin e këngës dhe për të mbajtur fokusin te vokali dhe orkestrimi.
Në lajmin e “Eurovision.tv” mbi Ronën theksohet se vokali i këngëtares nga Kosova, interpretimi i këngës dramatike dhe teksti i gjithi në shqip, ishin tejet bindëse e profesionale, dhe se ajo nuk ka nevojë për zëra mbështetës.
Prova e dytë, ku do të zbulohet edhe veshja që Rona do të ketë gjatë konkurrimit, do të jetë të premten më 17 maj në orën 10:30.
Në Eurovizionin e këtij viti janë në garë 37 këngë në dy net gjysmëfinale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit. Shqipëria do të ngjitet në skenë natën e parë së bashku me shtete si Rumania, Greqia, Rusia, Belgjika, Hungaria etj.
/Start/E.B/
2012-05-13 14:39