E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri ne 7 muaj proteste 3 mije te vrare

Në 7 muaj protesta  kudër presidentit Bashar al Asad  në Siri kanë humbur jetën  3 mijë persona. Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, bëri të ditur se  mes viktimave ka të paktën 187 fëmijë e  mbi 100 persona kanë humbur jetën në 10 ditët e fundit.

Përfaqësuesja  e OKB-së bëri thirrje  për  një aksion ndërkombëtar për të evituar  zhytjen e vendit në  “luftë të plotë civile”. Kjo deklaratë e zyrtares së lartë të OKB-së u bë në periudhën kur një numër në rritje i ushtarëve dhe oficerëve kanë dezertuar nga ushtria e Sirisë por megjithatë  represioni qeveritar është i pamëshirshëm. Qeveria në Damask akuzon banda të armatosura terroriste si  shkaktare të dhunës që sipas saj u ka kushtuar jetën  1100 personave.

Veprimtarët opozitarë thanë se nga përleshjet ndërmjet forcave qeveritare të sigurisë dhe personave të armatosur janë vrarë së paku 20 persona, prej ditës së djeshme, në provincën qendrore Homs dhe në atë veriore Idlib. Qeveria i ka konfirmuar luftimet në Homs dhe Idlib dhe tha se 10 zyrtarë të sigurisë dhe një numër i paspecifikuar i “personave të armatosur” ishin vrarë gjatë luftimeve.Më herët këtë muaj një rezolutë kundër Sirisë  në këshillin e sigurimit nuk u arrit të miratohej për shkak të vetos së Kinës dhe Rusisë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›