E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provat ne Abu Dhabi Alonso i treti mes Fetel e Veber

Formula 1

Luis Hemilton ka qene me i shpejti ne fund te seksionit te dyte te provave te lira ne Cmimin e Madh te Abu Dhabit qe mbyll sezonin 2010 te Formula 1. Piloti i MekLarenit kampion bote ne vitin 2008 e ka ndaluar kronometrin ne kohen 140888 ndersa pas tij eshte renditur Sebastian Fetel me Red Bull i distancuar me 257 te mijtat. Fernando Alonso me Ferrari u rendit ne vendin e trete pasi ishte 426 te mijtat me i ngadalte se Hemilton ndersa menjehere pas spanjollit vinte piloti tjeter i Red Bull Mark Veber. Me fjale te tjera kater pilotet qe luftojne per titullin kampion jane renditur ne kater vendet e para edhe pse ata nuk kane respektuar renditjen e klasifikimit ne boteror. Ashtu si ka ndodhur edhe ne Brazil piloti tjeter i Ferrarit Felipe Masa ka pasur mjaft probleme ne 30-minuteshin e fundit te provave makina e tij ka ndaluar gjate pistes ne cirkuitin e Jas Marinas pa benzine. Inxhinieret e kokekuqes tashme duhet te zbulojne nese kjo ndodhi prej mungeses se karburantit apo prej prishjes se sistemit te shperndarjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›