E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri i Sporting Gijon Zhoze Murinjo eshte nje zuzar

Deklarata Perpara sfides se neserme me Realin Manolo Preciado sulmon kolegun portugez

Murinjo eshte nje zuzar. Manolo Preciado trajneri i Sporting Gijonit ka leshuar nje sulm frontal ndaj Zhoze Murinjos. 24 ore perpara sfides kunder Realit te Madridit ai ka leshuar deklarata te ashpra kunder drejtuesit te stolit merengue. Gjithcka lidhet me deklaratat e portugezit i cili e ka akuzuar skuadren asturiane se ia dhuroi fitoren Barcelones ne sfiden e luajtur ne muajin shtator ne Kamp Nou. Ne ate ndeshje Preciado nuk hodhi ne fushen e lojes te gjithe formacionin me te mire. Ka thene se i dhuruam Barces ndeshjen ne lsquoKamp Nou. Ndoshta ishte thjesht nje batute por me vone ai deklaroi te njejten gje nese ishte shaka me duket shaka pa kripe. Nese donte vetem te provokonte dhe te nxiste nje reagim nga Barcelona kete ska per ta arritur kurre. Por nese e mendonte seriozisht ate qe tha atehere eshte nje zuzar deklaroi Preciado. Me tej drejtuesi i stolit te Gijon shtoi Murinjo nuk me pelqen dhe kete do tia them edhe ne sy. Kush dreqin mendon se eshte ky tipi. Ne sfiden e se dieles trajneri portugez nuk do te qendroje ne stolin e Realit pas largimit nga stoli ne ndeshjen e Kupes se Mbretit kunder Mursias. Speciali pritet te ulet ne tribune por Preciado i ka sugjeruar nje sektor tjeter te stadiumit. Do ta ulja mes lsquoUltra Boys tha ai.
Ne anen tjeter Zhoze Murinjo nuk kunderpergjigjet por flet per kartonin e kuq i cili eshte i pari ne aventuren te klubi madrilen pasi ka protestuar ashper ndaj gjyqtarit Paradas Romero. Arbitri me terhoqi fillimisht vemendjen sepse i kerkova ta drejtonte ndeshjen pa mbajtur asnje ane ndersa largimi im nga stoli ishte i drejte. Heren tjeter qe do ta takoj kete gjyqtar do ti kerkoj falje. Ne intervisten per Cadena SER ai foli edhe per Guardiolen i cili ka thene se nuk deshiron ti hyje lojes se replikave me Mou. Nuk ka nevoje te flase per mua sepse kete e bejne perdite lojtaret e tij. Ne Madrid askush nga futbollistet nuk flet per Guardiolen e per kete arsye e bej une. Nga Pep kam ruajtur kujtime pozitive kur isha ne stafin teknik te Barces si koleg nuk kam asgje kunder tij por marredheniet tona nuk mund te jene me te mira thjesht sepse jemi rivale. Gjithsesi nese do te isha president i lsquoblaugranave do ti beja kontrate 50-vjecare sepse ai eshte trajneri ideal per ate klub perfundoi Murinjo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›