E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez 36 dite vendimtare per te ardhmen tek Interi

Nga derbi te Boterori per klube trajneri duhet te binde Moratin

E diel 14 nentor Inter-Milan. E shtune 18 dhjetor finalja e Boterorit per klube ku zikalterit shpresojne te luajne dhe te triumfojne. Prej dites se sotme nis numerimi mbrapsht i 36 diteve qe Rafa Benitez ka ne dispozicion per te kuptuar se deri ku mund te arrije Interi i tij por mbi te gjitha per te mesuar se sa mund te zgjase aventura e trajnerit spanjoll te kampionet e Europes ne fuqi. Gjate kesaj periudhe luhet thuajse gjithcka ecuria ne kampionat rreziku i eliminimit te parakohshem ne Champions League titulli i Boterorit per klube qe nuk ka magjine e Kupes Interkontinentale te Moratit baba por qe vlen jashtezakonisht shume per Moratin bir. Ne mes te gjithe kesaj vorbulle gjendet Benitez nje personazh i shkelqyer i edukuar nje trajner mjaft i mire qe ka fituar mjaft trofe ndoshta edhe me shume nga sa ishin kapacitetet e verteta te skuadrave qe ka pasur ne dispozicion por qe gjate ketij sezoni ende nuk eshte shfaqur Zot i ekipit te tij te ri.

Me llogari te thjeshta mund te zberthesh edhe kalendarin qe vendos edicionin e Interit 4 ndeshje ne kampionat duke filluar nga derbi i neserm me Milanin per te vazhduar me sfidat kunder Kievos Parmes e Lacios 2 duele ne Champions League kunder Tuentes dhe Verder Bremenit gjysmefinalja e Boterorit per klube me 15 dhjetor dhe finalja e ketij aktiviteti. Presidenti Masimo Morati nuk eshte aspak i kenaqur nga paraqitjet e deritanishme te skuadres. Nuk ka se si te jete. Ai ishte mesuar me fitore dhe me pas me trofe ndersa tashme zikalterit e presin derbin ne vendin e 4-t ne klasifikim me 3 pike me pak se kuqezinjte e Alegrit. Nje humbje do te bente qe diferenca me Milanin te shkonte ne 6 pike ndersa lufta per titull do te komprometohej. Njeshi i klubit nuk eshte i kenaqur as me demtimet e shumta por do te ishte e gabuar nese fatura e fajit do ti jepej drejtuesit te stolit. Ish-trajneri i Liverpulit mori ne dorezim nje skuader te shtrydhur qe ndoshta per merite te Murinjos i tejkaloi kufijte e saj. Interi i Benitezit eshte me i dobet se ai i nje sezoni me pare pavaresisht se ne Pinetina kembengulin per te kunderten si dhe i velur nga fitoret e pak muajve me pare. Triumfi ne te gjitha aktivitetet e ben te pamundur te shkosh me tej ndersa tashme mbetet vetem Boterori per klube.

Barazimi ne fushen e Leces ishte nje goditje e forte pasi ne te njejten dite Milani mori kryesimin e kampionatit. Muaji i ardhshem eshte si nje provim i gjate per Benitezin. Nje fitore perballe kuqezinjve do te rikthente besimin te skuadra por edhe do ti jepte trajnerit spanjoll forcen qe ende i mungon. Perpara Boterorit per klube pozitat e teknikut zikalter nuk do te vihen ne diskutim edhe sepse ne janar Interi do te kthehet ne merkato. Gjithsesi 3 piket ne derbi do ti sherbenin Rafa Benitezit qe te largonte zerat per zevendesues te mundshem. Nje alternative eshte Luciano Spaleti i cili po shkon drejt titullit kampion ne Rusi me Zenit St. Peterburgun dhe ka nje klauzole qe te largohet pas ketij suksesi. Kandidate te tjere jane trajneri i Turqise Gus Hidink nje enderr mbetet Pep Guardiola i Barcelones ndersa perflitet edhe Andrei Vilas Boas trajneri 33-vjecar i super-Portos i cili ka qene asistenti i Zhoze Murinjos te portugezet Celsi e se fundmi edhe tek Interi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›