E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimet e lirimit, klasat e IX në testin e Gjuhës e Letërsisë


Nxënësit e klasave të nënta po i nënshtrohen provimit të Gjuhës dhe Letërsisë. Provimi ka nisur në orën 10:00. Teza e nxënësve ka 25 pyetje nga gjuha dhe letërsia.
Mënyra e përgatitjes, përzgjedhjes dhe zhvillimit të provimeve të Lirimit zhvillohet sipas të njëjtës formulë të Maturës Shtetërore.
Testet nuk vlerësohen më nga mësuesit e shkollës, por mblidhen nëpër drejtoritë arsimore, pra me vlerësues të jashtëm, që emërohen Qendra e Vlerësimit të Testeve (QVT) e DAR/ZA, sipas skemave të vlerësimit të dërguara nga AVA.
Lëndët, për të cilat zhvillohen provimet e Lirimit janë dy: Gjuhë amtare, më 7 qershor dhe Matematikë, më 19 qershor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›