E Diel, 1 Nëntor 2026

M. e Mjedisit-ambasada italiane: Njohje të legjislacionit mjedisor


Njohja e legjislacionit mjedisor dhe sfidat e zbatueshmërisë së tij kanë qenë në qëndër të vëmendjes së ministrisë së Mjedisit dhe ambasadës spanjolle në Tiranë. Në ceremoninë e promovimit të përmbledhjes së pestë të ligjeve mjedisore në periudhën 2007-2009, ambasadori spanjoll në Tiranë, Manuel Montobbio tha se Shqipëria po bën përpjekje për të shkuar në Europë dhe në Europë shkohet duke pasur një Shqipëri sa më të gjelbër. Gjatë kësaj ceremonie u vu theksi tek përmbajtja legjislative prej të cilës mjedisi ende vuan së tepërmi mirëmbajtjen e tij. Për këtë arsye është këshilluar një njohje më e mirë e kuadrit ligjor për mjedisin nga studentët e juridikut, por edhe me student të degëve dhe fakulteteve të tjera. Në këtë ceremoni u shpërndanë edhe certifikata për studentët që ndoqën kursin një javor me temë "Njohja e e legjislacionit mjedisor dhe sfidat e zbatueshmërisë së tij".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›